​Familjet e personave të zhdukur për 20 vite pa përgjigje

Familjarëve të persona e të zhdukur po u mohohen të drejtat e njeriut për 20 vite, pasi që ende nuk dinë për vendndodhjen e më të dashurve të tyre që u zhdukën gjatë luftës në Kosovë.

Kështu u tha se tryezën e organizuar nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur (QBPZh), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

Bajram Cerkini tha se familjarëve të të zhdukurve çdo ditë u shkelen të drejtat -për të ditur për vendndodhjen e më të dashurve tanë.

“Thuhet se fajtor për mos zbardhjen e fatit të familjarëve tanë të zhdukur i ka Serbia, ndërkombëtarët por për 20 vite pyetjet tona asnjëherë nuk morën përgjigje”, tha ai.

Ai madje kërkoi sqarim se përse u deshtën 13 vite për të nisur gjurmimet në varrezat e myslimanëve në veri të Mitrovicës.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott  ka ofruar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar te drejtën për të ditur për vendndodhjen persona e zhdukur.

Sipas tij, kjo është një plagë që ende është e plagë e hapur e cila është mohuar.

Bartësi i dosjes se personave të zhdukurve në Kosovë, Jahja Lluka tha se nuk do ndalen deri në gjetjen e personit të fundit të zhdukur bë Kosovës.