fbpx

​Liderët botërorë mblidhen sot në ndihmë të Libanit

Situata e rëndë e krijuar në Liban 5 ditë pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut që i mori jetën të paktën 158 personave dhe plagosi mbi 5 mijë të tjerë ka bërë që sot të thirret një samit për t’i ardhur në ndihmë vendit.

Takimi do të zhvillohet përmes videos online dhe do të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.

Zyrtarët e Libanit shprehen se dëmi që shkaktoi shpërthimi kap afërsisht shifrën e 15 miliardë dollarëve.

Gjithashtu në takim do të jetë dhe Presidenti amerikan Donald Trump. Këtë videokonferencë donatorësh e thërriti Presidenti i Francës, Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në Liban ditën e enjte.