fbpx

I zë orteku poshtë në Brezovicë, ndërron jetë zv.ministri kosovar, plagoset shoku i tij

Screenshot_1-48.png

Një person ka vdekur mesditën e sotme si pasojë e një orteku të rënë në zonën turistike të Brezovicës.

Ngjara e rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën Brezovicë – Qendra e skijimit, në vendin e quajtur ‘Foleja e Shqiponjës’.

Lajmi është konfirmuar nga Drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, Ilir Morina, raporton KosovaPress.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 15:00 të së shtunës (26 janar), ndërsa viktima është identifikuar si Arian Daci.

Dy personat dyshohet se kishin shkuar në Brezovicë për sporte ekstreme, çka ka shkaktuar edhe tragjedinë e rëndë.

Autoritetet kosovare kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se djali i Nexhat Dacit ka humbur jetën në Brezovicë. Kanë thënë se personi tjetër ka shpëtuar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Express se djali i Dacit, Ariani ka humbur jetën nga orteku në Brezovicë. Ndërsa, personi tjetër ka shpëtuar.

“Mund të konfirmoj se nga orteku i borës një person ka vdekur, mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij. Bëhet fjalë për personin me inicialet A.D. Personi tjetër ka shpëtuar”, tha policia për Express

Edhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar për Express vdekjen e Arian Dacit në Brezovicë për shkak të një orteku bore.

Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës.

Në Brezovicë, familja Daci ka një vilë.

Lajmin për vdekjen e Arainit ka nisur të shpërndahet edhe në rrjetet sociale. I fundit që ka shprehur ngusllëshime është Ben Islami.

Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar që ky ortek ka zënë dy persona.

Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga orteku që ndodhi në Brezovicë, një person ka vdekur.

(real-news.tv)

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303