fbpx

1 i vdekur dhe 8 të plagosur, Policia jep urgjent njoftimin, ja ç’po ndodh

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

3 shoferë kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen për aksident me pasojë vdekjen ose drejtim të mjetit në gjendje të dehur.

Uniformat blu të Durrësit shprehen se kanë bërë arrestimin në flagrancë të autorëve, për vepra penale që lidhen me mos-zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Arrestohen në flagrancë 3 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

H.Sh,45 vjeç, banues në Tiranë.  Ky shtetas në aksin rrugor Tiranë – Fushë Krujë, në Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”  e më pas është përplasur me mjetin autobuz tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vend  drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”  shtetasi F.Xh.,59 vjeç, si dhe  kanë mbetur të dëmtuar shtetasit V.Xh.,A.Xh.,R.D.,M.D.,T.Gj.,K.Gj.,T.L.,Xh.L.,  pasagjerë në mjetet “Volksvagen” dhe autobuz “Benz”,  të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

A.Ç.,28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4 Durrës, u kap  duke drejtuar mjetin tip “Benz” në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Z.M.,56 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.8, Durrës u kap  duke drejtuar në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi automjetit në mënyrë të pa rregullt”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303