fbpx

1 maji nis me protesta, peshkatarët e Durrësit nuk nxjerrin anijet në lundrim për shkak të naftës

asdqwrr.png

Ka nisur dita e sotme me protesta nga peshkatarët e Durrësit.Ata shprehen se furnizohen me çmim nafte shumë herë më të lartë se ajo e bursës edhe pse në gjithë botën vlera e naftës ka rënë ndjeshëm.

Ndërkohë mësohet se kompanitë e naftës që i furnizonin më parë peshkarexhat me naftë sipas bursës janë ndryshuar dhe kjo ka sjellë pakënaqësi.

Peshkatarët e Durrësit kanë pasur një rendiment të ulët pune gjatë kohës së pandemisë për shkak të mbylljes së restoranteve teksa në këtë qytet janë të punësuar mbi 2 mijë persona në këtë sektor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303