1 në 2 familje shqiptare ka ndërtuar një objekt pa leje

Shifrat zyrtare flasin për një masakër të vërtetë me ndërtimet në Shqipëri gjatë viteve të tranzicionit.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Legalizimeve flasin për të paktën 320 mijë objekte të futura në proces legalizimi mes viteve 2006-2015.

Paçka se nuk përfshihen të gjitha ndërtesat e paligjshme në këtë shifër, ajo grumbullon padiskutim pjesën më të madhe të tyre, pasi përkon me një afat kohor kur edhe ka nisur procesi i legalizimeve.

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave ndërkohë, tregojnë se, në rang republike, Shqipëria numëron 769 mijë familje. Nga një llogaritje  e thjeshtë, rezulton se, mesatarisht, 42% e familjeve shqiptare ka ndërtuar një objekt të paligjshëm, qoftë kjo shtëpi banimi, shtesë pallati, garazh, objekt biznesi, etj.  Pra, duke i qëndruar statistikës si e tillë, thuajse 1 në 2 familje shqiptare gjatë këtyre 3 dekadave të fundit ka ndërtuar pa leje, në cilëndo nga format e paligjshmërisë që është aplikuar.

Statistika nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi tregon vetëm tendencën, dhe aspak numrin real të familjeve që kanë ndërtuar në paligjshmëri, pasi mes tyre nga ata që nuk kanë ndërtuar fare paligjshmërisht si dhe nga ata që kanë ndërtuar më shumë se 1 objekt pa leje, për të cilin kanë kërkuar apo ende kërkojnë legalizim nga shteti. Por, paçka se norma prej 42% mbetet vetëm statistikë, ajo është një indikator deri diku i besueshëm i përmasave të këtij fenomeni në vendin tonë./Scan

Lër një koment