fbpx

1 Qershori/ Albana Vokshi thirrje nënave: Mbroni fëmijët nga…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka akuzuar qeverinë Rama se hesht përpara dhunës ndaj fëmijëve.

Vokshi ironizoi “raportet për arritjet propagandistike” të luftës kundër dhunës ndaj fëmijëve “që nuk harrojnë t’i dërgojnë të paketuara bukur në çdo ambasadë.”

“Në vend të një urimi, unë kam vetëm një mezash për cdo nënë: Mbroni vetë fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!!!” – shkruan Albana Vokshi.