fbpx

1 viktimë dhe 11 raste të reja me Covid në Kosovë

Screenshot_3-9.jpg

Gjatë 24 orëve të në Kosovë një person ka humbur jetën nga koronavirusi.Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 2, 660 teste të realizuara , 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid.Gjithashtu autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orë janë kryer 3, 730 doza të vaksinës, ndërsa që nga fillimi i fushatës së vaksinimit janë aplikuar 90, 217 doza të vaksinës.

Njoftimi:

10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.730 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 90.217 doza të vaksinës.

Nga 2.660 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 109 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.563.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303