fbpx

1 viktimë nga Covid-19 në Kosovë, bie numri i të infektuarve

62 persona kanë rezultuar pozitivë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ndërkohë që numri i viktimave në total ka shkuar në 616. Mësohet se numri në total i rasteve pozitive është 15.270.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste.