fbpx

1 vit nga tërmeti/ Rama bën rrëfimin: Kisha frikë nga vetmia, ditët më të çmendura

23db6995c017b3cfbe8baaf7094b69a7_L.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video mëngjesin e sotëm në rrjete sociale. Ai ka rrëfyer përjetimet e tij duke thënë se ka pasur një frikë të çuditshme nga vetmia.

“Kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Një ndjenjë vetmie, si dilet nga kjo situatë katastrofike për mijëra e mijëra njerëz. Kanë qenë ditët më të çmendura të jetës sime. Nuk mbaja mend më datat pas 2 ose 3 ditësh”, thotë Rama.

Pjesë nga video-mesazhi i Ramës:

Kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Një ndjenjë vetmie, si dilet nga kjo situatë katastrofike për mijëra e mijëra njerëz. Kanë qenë ditët më të çmendura të jetës sime. Nuk mbaja mend më datat pas 2 ose tre ditësh.

Duke kaluar me makinë në rrugën e plazhit më lindi ideja e hoteleve. Çfarë lehtësimi ishte për familjet që futeshin në autobus për në hotele. U jam sinqerisht shumë mirënjohës atyre që ndihmuan. Pronarët e hoteleve që hapën dyert, pastaj atyre që erdhën për të na ndihmuar. Pastaj konferenca e Brukselit.

Arritëm të mblidhnim më shumë se 1 miliardë në Buksel. Ishte një mbështetje shumë e madhe sepse s’kishim më probleme me buxhetin dhe daljen në tregjet e kapitaleve.

Çdo krizë është një mundësi. Doja që këtë fatkeqësi ta kthenim në një fillim të ri, një rast për të dalë më të fortë, më të lidhur me njëri tjetrin. Njerëzit kanë filluar të rikthehen në shtëpi. Fëmijët dhe mësuesit sapo kanë nisur të kthehen në shkollat fantastike që nuk krahasohen me ato që humbëm atë natë. Kanë nisur dhe lagjet e reja.

Njerëzit ankohen me të drejtës se sa shumë ka për të bërë në çdo fushë në çdo aspekt, unë vetë nuk kërnaqem nga puna ime. Shqipërinë e gjetëm tamam si ato pallatet që nuk ranë po kishin ngelur varur.

Ne kemi nevojë për kohë, kohë për ti kryer punët në të katër anët. Për të ndërtuar shetin që meritojnë fëmijët tanë. Na duhet kohë e durim. Përkushtimi nuk na mungon.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303