fbpx

1 vjetori i Kacifas, shpërthen babai: Ju shprehni urrejtje…

kacifas-2.jpg

Ka pasur tensione mes familjarëve të Konstantino Kacifas dhe gazetarëve të mediave shqiptare, të cilët nuk janë lejuar që të jenë pjesë e homazheve në nderim të të riut që u vra 1 vit më parë nga forcat RENEA në Bularat.

Një prej familjarëve të Katsifas ka debatuar me një gazetare, e cila ka kërkuar që të transmetojë filmimet e plota.

“Ju shprehni urrejtje ndaj tij”, tha familjari i Katsifas.

“Ça do bëni këtu? Ikni, qërohuni!”, bërtet personi në shqip. Më pas flet në greqisht, kryesisht drejtuar mediave greke. “Jeni turq, vrasës”, mësohet se iu ka thënë gazetarëve një prej personave që ndodhej në Bularat për të nderuar Kacifas.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303