fbpx

10 akuza të tjera rëndojnë mbi R Kelly

BBTUTPy.jpg

Këngëtari i njohur me famë botërore, R Kelly është akuzuar nga shumë femra për ngacmime seksuale, ku ylli i R&B gjithnjë i ka mohuar. Mediat amerikane zbulojnë se mbi reperin e njohur rëndojnë 10 akuza për keqpërdorime seksuale.

Ky lajm është bërë i ditur pasi Gjykata e rrethit të Cook County mori këtë vendim lidhur me superstarin amerikan.

Më 8 mars është paracaktuar data për seancën e parë të paraqitjes në Gjykatë të këngëtarit, ku mesa duket telashet për këngëtarin nuk kanë fund.

Lady Gaga fshiu bashkëpunimin me R Kelly nga kanali i saj në ‘Youtube’, ndërkohë shumë media kanë shkruar për një martesë para shumë kohësh mes Kelly-t dhe këngëtares së ndjerë Aaliyah, e cila pretendohet se ishte 15 vjeç kur u martua me Kelly, asokohe 27 vjeç./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303