fbpx

“10 kokrra vezë fshati bëjnë 3 mijë lekë të vjetra, një metër tokë 3 mijë lekë është turp” 12 familje në pritje, nis puna për ndërtimin e spitalit të Fierit nga Turqia

Screenshot_10-8.png

Pavarësisht protestave të banorëve për kompensimin financiar të tokës me vlerën e tregut, në Daullas të Fierit nisën punimet për spitalin e ri.Disa makineri të rënda zbarkuan në orët e para të mëngjesit në tokën ku është planifikuar që brenda tre muajve të përfundojë ndërtimi i spitalit.Fadromat filluan me hapjen e kanalizimeve dhe rrjetin energjetik.Vendosja e shtyllave të energjisë elektrike dhe sistemi i ujit janë faza e parë. Pronarët e tokës vijojnë të kundërshtojnë çmimin.

Për ta dëmshpërblimi i premtuar është qesharak.“10 kokrra vezë fshati bëjnë 3 mijë lekë të vjetra dhe ai një metër tokë thotë që 3 mijë lekë e shfrytëzoj unë. Por  me këto çmime që kemi dëgjuar ne është turp”, u shpreh një nga fermerët.Edhe pse e shohin këtë investim si shërbim ndaj komunitetit, këta banorë thonë që do t’i drejtohen gjykatës për tokën.“Tek vlefta e lekut nuk jemi dakord. Do ndjekim procedurën e  Kodit Ligjor, ndërsa punimet le të vazhdojnë. Ne do ta kundërshtojmë me gjykatë pastaj se sa e aftë është gjykata këtu të duket. Çmimi është diskriminues”, thonë banorët.

Në këtë truall ku po ndërtohet spitali i ri, një investim turk me vlerë 66 deri në 70 milion euro,  janë 12 familjeve që presin të marrin paratë për pronën bujqësore. Spitali do të shërbejë për të gjithë jugun.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303