fbpx

10 mijë doza të vaksinës anti-Covid donacion

Capture-5.png

Këtë te enjte kanë mbërritur në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës anti-COVID të cilat janë donacion nga Kroacia.

Lajmin e ka bërë të ditur për mediat zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

Pas kësaj marrëveshja për donacionin e 10 mijë vaksinave u nënshkrua më 24 maj në mes ministrit të Shëndetësisë në Kosovë , Arben Vitia dhe ambasadores kroate në Kosovë, Danijela Barishiç.

Ndryshe deri dje në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 86 mijë e 489 qytetarë gjithsej.

Tani për tani në vend janë 832 raste aktive, ndërsa brenda 24 orëve të fundit ka humbur jetën një person ndërsa janë shëruar 111 pacientë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303