fbpx

10 punët që do t’ju bëjnë të lumtur dhe të pasur

browse-sectors.jpg

Shumë njerëz besojnë se një karrierë e lumtur dhe pagesa e majme ecin paralelisht, por çelësi është të zgjedhësh fillimisht punën e duhur, pra atë që do të iu bëjë të lumtur dhe të pasur.

Faqja më e madhe në internet CareerBliss.com konstaton se puna që do të iu falë lumturi dhe të ardhura të larta duhet të ecë paralelisht me atë që ju dini të bëni më së miri.

CareerBliss ka publikuar listën me 10 punët që do të iu bëjnë edhe të lumtur dhe të pasur. Kjo listë i refererohet komenteve të punonjësve në SHBA-n dhe të gjithë botën.

Sipas faqjes, 10 faktorët që ndikojnë në lumturinë e punës janë: Raporti i punonjësit me shefin e tyre, marrëdhëniet me kolegët, mjedisin e punës, burimet e punës, kompensimi, mundësitë e rritjes, kulturën e kompanisë, reputacionin e kompanisë, detyrat e përditshme dhe kontrollin e punës mbi punën e kryer në baza ditore.

Në bazë të këtyre faktorëve, shifrave, pagesave dhe indeksit të lumturisë, drejtorët e marketingut janë njerëzit më të paguar dhe vetë marketingu është një punët që do të iu bëjë edhe të pasur edhe të lumtur.

Ja lista me 10 punët që do të iu bëjnë të pasur dhe të lumtur:

Shef Marketingu (Pagesa mesatare: 171 000 dollarë

Drejtor i Burimeve Njerëzore (Pagesa Mesatare: 125 000 dollrë)

Menaxher Projektesh (Pagesa Mesatare: 101 000 dollarë)

Farmacistë (Pagesa Mesatare: 101 000 dollarë)

Menaxher i lartë i financave (Pagesa Mesatare: 111 000 dollarë)

Arkitekt (Pagesa Mesatare: 101 000 dollarë)

Inxhinier (Pagesa Mesatare: 121 000 dollarë)

Drejtor i Lartë i Marketingut (Pagesa Mesatare: 138 000 dollarë

)Drejtor i Teknologjisë dhe Informacionit (Pagesa Mesatare: 110 000 dollarë

Inxhinier i software (Pagesa Mesatare: 110 000 dollarë)

Burimi: Business Insider

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303