fbpx

10 rregullat për një sezon turistik të sigurt (Video)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook, u bën apel qytetarëve dhe subjekteve të zbatojnë me rigorozitet 10 rregullat për një sezon turistik të sigurt:

  1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.
  2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.
  3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.
  4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.
  5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.
  6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.
  7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.
  8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.
  9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.
  10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Çfarë duhet të keni kujdes në plazhe

🔴#COVID19☀️ 🏖⚓️Disa rregulla për t’u ndjekur, për një sezon turistik të #sigurt 🧼Mbani higjienën në çdo ambient ↔️Ruani distancën me persona të tjerë që nuk janë të familjes tuaj ❌Mos këmbeni sendet e plazhit ❌Shmangni grumbullimet 🌡Nëse keni temperaturë, mos u nisni për udhëtim ‼️#RespektoniRregullat#Bashkë kundër #COVID19

Geplaatst door Ogerta Manastirliu op Vrijdag 10 juli 2020