fbpx

10 viktima dhe 793 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Screenshot_7.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 10 pacientë me koronavirus.Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 4,033 teste, 793 persona rezultuan pozitivë.Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 1,894 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.Sakaq rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 266 raste, Gjilan 77 raste, Gjakovë 59 raste, Mitrovicë 50 raste, Ferizaj 48 raste, Podujevë 34 raste, Pejë 31 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 23 raste, Viti 22 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Obiliq 18 raste, Lipjan 15 raste, Kamenicë 14 raste, Kaçanik 12 raste, Rahovec 11 raste, Malishevë 10 raste, Deçan 9 raste, Istog 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 7 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Novobërdë 4 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Skenderaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303