10 vite nga “jeta” e diellit, NASA publikon pamjet mahnitëse

diell.jpeg

Observatori Diellor i NASA-s  gjatë dekadës së fundit ka bërë të mundur mbledhjen e 425 milionë imazheve me rezolucion të lartë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se një punë e tillë është bërë e mundur në sajë të mbledhjes së imazheve të ndryshme duke filluar nga muaji shkurt 2010 deri në qershor të këtij viti, të cilat më pas janë bërë bashkë për të sjellë këtë pamje mahnitëse.

Nga pamjet tregohen ndryshimet kryesore që Dielli pëson gjatë një cikli diellor. Ndër të tjera në këtë video tregohet se çdo sekondë e videos 61-minutëshe paraqet imazhe të marra gjatë një dite të vetme, me kornizën e parë që tregon diellin më 2 qershor 2010 dhe kornizën e fundit të kapur më 1 qershor 2020.

 

scroll to top