fbpx

100 euro gjobë nëse hedh fishekzjarre ose kapsolla

Screenshot_46-3.jpg

Edhe komuna e Prishtinës në Kosovë ka nxjerrë një urdheresë, e cila ndalon përdorimin e fishkzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit, nga 30 dhjetori deri në 3 janar. Në të kundërt, personat që do të kapen do të gjobiten me nga 100 euro.

Policia e Shqiptare e ka nxjerrë më herët urdhrin për ndalimin e tyre, duke iu bërë thirrje të gjitha bizneseve që të mos tregëtojnë kapsolla apo lëndë piroteknike si dhe të  plotësojnë kushtet dhe kriteret për magazinimin dhe tregtimin e lëndëvë piroteknike dhe fishekzjarreve, konform ligjit.

Policia e Shtetit iu bëri thirrje prindërve që mos të lejojnë fëmijët të përdorin të tilla mjete shpërthyese pasi janë rrezik potencial për jetën e tyre dhe të të tjerëve, si  dhe ftoi qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregëtimit të lëndëvë të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

Image

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *