fbpx

100 kg heroinë në laboratorin e Hasit

laboratori.jpg

Specialistët e Antidrogës po vijojnë veprimet në laboratorin e heroinës, që u zbulua në fshatin Brenog të Hasit.

Policia e Shtetit nuk është shprehur ende zyrtarisht, por mësohet se sasia e heroinës që është gjetur i kalon 100 kilogramë. Në pranga deri më tani janë vënë 5 persona dhe disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Laboratori i heroinës dyshohet se i përket një rrjeti të gjerë të trafikimit ndërkombëtar të drogave të forta. Droga, pasi përpunohej, dyshohet se trafikohej në vendet e Bashkimit Europian përmes rrugëve tokësore dhe detare.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *