fbpx

Liderët botërorë përkujtojnë 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

arc-de-triomphe-unknown-soldier.jpg

Udhëheqësit botërorë u mblodhën në në Paris të dielën për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Rreth 70 liderë, përfshirë Presidentin e SHBA Donald Trump, homologun e tij rus Vladimir Putin dhe kancelaren gjermane Angela Merkel morën pjesë në ceremonitë e organizuara për njëqindvjetorin e armëpushimit të vitit 1918 në kryeqytetin francez.

Pas rënies së këmbanave të kishës, udhëheqësit vizituan së bashku në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Arc de Triomphe, ku morën pjesë në një ceremoni që përfshinte një shfaqje me violinçel dhe leximin e letrave të ushtarëve të Luftës së Parë Botërore.

Macron mbajti një fjalim prej 20 minutash dhe u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të mos harrojnë mësimet e së kaluarës dhe shpresat mbarëbotërore për paqe.

“Shkatërrimi i shpresës për shkak të magjepsjes për izolim, dhunë apo dominim do të ishte një gabim për të cilin gjeneratat e ardhshme do të na bëjnë përgjegjës”, -tha Macron.

Ai gjithashtu foli kundër nacionalizmit, duke e quajtur atë “të kundërtën e patriotizmit të treguar nga ushtarët.

“Nacionalizmi është një tradhëti.Duke thënë se interesat tona vijnë të parat dhe të tjerët nuk kanë rëndësi, ne po fshijmë atë që e bën një komb të çmuar, atë që e bën atë të jetojë, çfarë e bën të madh dhe më e rëndësishmja, vlerat morale”, tha ai.

Ceremonia u zhvillua në orën 11 të mëngjesit më 11 nëntor 1918 për të sinjalizuar fundin e luftimeve në Frontin Perëndimor.

Kryeministrja britanike Theresa May dhe Princi Çarls, së bashku me Mbretëreshën Elizabetë, morën pjesë në një ceremoni të veçantë përkujtimi në Londër, ku mijëra persona respektuan ushtarët e rënë.

Ndërkohë, ceremonitë në Zelandën e Re, Australi, Indi, Hong Kong dhe Mianmar shënuan fillimin e ceremonive përkujtimore në mbarë botën, për një konflikt që përfshiu miliona trupa ushtarake nga vendet e kolonizuara në Azi e Afrikë.

“Ajo ishte një luftë ku India nuk u përfshi drejtpërdrejt, e megjithatë ushtarët tanë luftuan në mbarë botën për kauzën e paqes”, shkroi kryeministri indian, Narendra Modi, në Twitter këtë të dielë.

“Për të nesërmet tona, ata hoqën dorë nga ‘e sotmja’ e tyre”, tha kryeministri australian, Scott Morrison përpara një turme njerëzish të mbledhur për ceremoninë kombëtare të Ditës së Përkujtimit në Canberra.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *