1000 dollarë në vit për ekselentët që zgjedhin mësuesinë

Feb-14.jpg

Qeveria shqiptare ka vendosur që të ketë një mbështetje financiare të veçantë për ekselentët që kanë zgjedhur mësuesinë.

Lajmin e dha Kryeministri Edi Rama në një takim me maturantët ekselentë në Hotel Tirana.

“Të gjithë nxënësit e ekselencës të kenë një bursë vjetore prej 1000 dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaj.

Kjo është shumë e rëndësishme për ripërtëritjen e brezave në mësuesi.

Sipas tij nuk do të paguajnë tarifë studimi nxënësit e mirë që hyjnë në mësuesi.

“Vendosja e mesatares mbi 7 për hyrjen në mësuesi, e ka bërë këtë vit akademik momentin e një kthese të madhe në rrugën e të ardhmes së mësuesisë”, tha ndër të tjera Rama, i cili premtoi edhe rritjen e mëtejshme të pagave për mësuesit dhe trajnime të financuara nga buxheti i shtetit.

 

scroll to top