fbpx

11 raste me COVID-19 në Korçë, mes tyre një mësues dhe një infermier

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e bilancit këtë të martë raportoi për 11 raste pozitive në Korçë.

Mësohet se mes këtyre 11 rasteve në qytetin e Korçës kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 një mësues dhe një infermier.

Ndërkohë ditën e sotme u raportuan rekord viktimash, ku 7 pacientë humbën jetën nga COVID-19, ndërsa rezultuan pozitiv 284 persona.