fbpx

11 vite nga vrasja e 4 “Dëshmorëve të Atdheut”, Basha: Po rivriten nga qeveria ortake e krimit

bashaaaa.jpg

Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 efektivëve të Policisë në krye të detyrës, Kryetari i opoPartisë Demokratike Lulzim Basha, teksa ka kujtuar Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Feskajn dhe Sajmir Duçkollarin, ka hedhur akuza të forta ndaj Qeverisë.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Basha shkruan se “Dëshmorët e Atdheut” po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur.

“Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, deklaron Basha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303