fbpx

11 vjet anëtarë të NATO, mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Për 11 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka postuar një mesazh edhe Presidenti Ilir Meta. Ai shprehet se anëtarësimi i vendit tonë në Aleancën Euro-Atlantike ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të shtetit dhe të kombit shqiptar.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.

Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George Ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s. #ËeAreNato 🇦🇱