1100 të dënuarit që janë përjashtuar nga zgjedhjet e 30 qershorit

1100 të dënuar në burgjet shqiptare dhe ata të konsideruarit “VIP-a” të botës së krimit humbin të drejtën e votës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Referuar Ligjit nr 138/2015 njohur si ligji i dekriminalizimit thuajse gjysma e Kodit Penal për vepra të dënueshme me burg, të heq të drejtën për të zgjedhur me anë të votës.

Ky penalitet përfshihen një gamë të madhe dënimesh që nisin nga vepra kriminale si genocide, korrupsioni i zyrtarëve të drejtësisë dhe deri te veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Të dënuar të cilët do të privohen nga e drejta e votës janë dhe ata që janë dënuar për armëmbajtje pa leje, kultivim e trafikim narkotikësh, organizata kriminale, pastrim parash, e deri tek prostitucioni.

E drejta e votës nuk do ti hiqet atyre personave të cilëve aktualisht ndodhen në burgje por kanë statusin e të paraburgosurit pasi dënimet e tyre nuk kanë marrë formën e prerë nga gjykata e apelit.

Veprat Penale që ndëshkojnë votën e të dënuarve

-Genocidi

-Krime kundër njerëzimit

-Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

-Krimet e luftës

 

Vrasjet

-Vrasja me dashje

-Vrasja e kryer me dashje dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

-Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

-Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo

më pak se njëzet vjet.

-Vrasja me paramendim

-Vrasja për gjakmarrje

-Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

-Vrasja me dashje e kryer:

-Vrasja e funksionarëve publikë

-Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

-Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

-Tortura

-Tortura me pasoja të rënda

-Plagosja e rëndë me dashje

-Shitblerja e transplanteve, si dhe çdo veprimtari që lidhet me heqjen dhe implantimin e paligjshëm të organeve, dënohet me burgim nga 3 deri në 10 vjet.

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç

-Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura

-Marrëdhëniet homoseksuale me dhunë me të rritur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me kërcënim me përdorimin e armës

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën

-Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona

-Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit

-Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese

-Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë

 

Zhdukja me forcë

-Heqja e paligjshme e lirisë

-Trafikimi i personave të rritur

-Rrëmbimi i avionëve, anijeve dhe mjeteve të tjera

-Shfrytëzimi i prostitucionit

-Fshehja ose ndërrimi me dashje i fëmijës

-Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën

-Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit

-Vjedhja me armë

-Vjedhja me pasojë vdekjen

-Skemat mashtruese dhe piramidale

-Dëmtimi i objekteve mbrojtëse

-Marrja e shpërblimeve

-Vënia në shërbim të shteteve të huaja

 

Atentati

-Komploti

-Kryengritja

-Thirrjet për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës

-Vepra me qëllime terroriste

-Financimi i terrorizmit

-Fshehja e fondeve dhe e pasurive të tjera, që financojnë terrorizmin

-Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur

-Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit

-Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste

-Krijimi i turmave të armatosura

-Prodhimi i armëve luftarake

-Organizata terroriste

-Banda e armatosur

-Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit

-Trafikimi i armëve dhe i municionit

-Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive

-Prodhimi dhe shitja e narkotikëve

-Trafikimi i narkotikëve

-Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale

-Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

-Veprimet që lehtësojnë trafikimin

-Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike

-Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë

 

Shpërdorimi i detyrës

-Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike

-Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

-Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

-Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë

-Kreun X “Vepra penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve”, të Kodit Penal. (Shqiptarja.com)