fbpx

Kim Kardashian zbulon pamjen e djalit për herë të parë

kim-and-kayne.jpg

Pak minuta më parë Kim Kardashian ka postuar në “Instagram” foton e djalit të saj, ku për herë të parë dallohet portreti i tij.

Poshtë fotos së publikuar ajo ka shkruajtur “Psalm Ye” dhe duket se djali po qëndron si një mbret i vërtetë.

Emri Psalm, duket se është frymëzuar nga motivet biblike dhe me shumë gjasa mund të ketë qenë ide e Kanye-s, i cili i përdor shpesh referencat e Biblës. Emri i Kanye-s, ka kuptimin “udhëheqësi i ardhshëm” ose “i ardhshmi në radhë për të udhëhequr”.

Në shtator të vitit të kaluar, Kanye e ndryshoi emrin ligjërisht duke mbajtur vetëm pjesën “Ye”, sipas tij sepse është fjala më e përdorur në Bibël.

Kështu, edhe emri Psalm, siç dihet është një term i njohur fetar që u referohet këngëve për besimin ndaj Zotit.

Kim dhe Kanye u bënë prindër më 9 maj, përmes një mamaje surrogate. /real-news.tv/

 

View this post on Instagram

Psalm Ye

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303