12 dokumente false në autobusin që drejtonte, pranga 42-vjeçarit në Portin e Durrësit

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi iu gjetën plot 12 dokumente false në autobusin që ai drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur në Portin e Durrësit, ku edhe u arrestua shoferi.

42- vjeçarit me iniciale R.M iu gjetën 4 pasaporta dhe 4 karta identiteti çeke si edhe 2 patenta dhe 2 karta banke.

Dokumentet e falsifikuara u gjetën poshtë timonit të mjetit.