fbpx

12 Jetë të humbura nga COVID, në Kosovë, 600  raste në ditë

thumbs_b_c_342797a23b8fe6abe309b9edd8a11747-KORONA.jpg

Situata nga koronavirusi , vijon të jetë e rënduar në Kosovë sa i përket pandemisë.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën nga koronavirusi 12 persona.

Nga 1.542 persona të testuar, kanë rezultuar pozitivë 645 prej tyre.

Numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (80, 72 vjeç), Pejë 2 raste (88, 75 vjeç), Deçan 1 rast (85 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (68 vjeç), Mitrovicë 1 rast (53 vjeç), Prishtinë 1 rast (86 vjeç), Prizren 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç), Shtime 1 rast (71 vjeç).

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303