12 milionë fëmijë në të gjithë botën nuk do të shkojnë asnjëherë në shkollë

UNESCO ka ngritur alarmin në lidhje me arsimimin e fëmijëve të vegjël në të gjithë botën.

Sipas raportit të fundit të bërë publik nga UNESCO, 12 milionë fëmijë në të gjithë botën nuk do të hynë asnjëherë në shkollë.

Ndërkohë vetëm në vitin 2018 ishin 258 milion fëmijë dhe adoleshentë që për shkak të luftërave, konflikteve apo tragjedive natyrore nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë.

Sipas raporti, numri i vajzave të pa arsimuara është më i madh se sa djemtë. Janë nëntë milion vajza të vogla që nuk mund të shkojnë në shkollë dhe 3 milion djem. Nga këta, katër milion jetojnë në Afrikë.

Shifrat alarmante u publikuan në një raport të UNESCO-s i cili nxjerr në pah se në dhjetë vitet e fundit niveli i shkollimit nuk është rritur.