12 pilula me viagra në ushqim për ta vrarë burrin dhe…

Një grua në Egjipt ka helmuar bashkëshortin e saj me kokteil viagrash dhe me ilaçe gjumi. Gjithçka dukej si një vdekje natyrale, por në fakt nuk ishte kështu.

Gruaja kishte bërë një plan djallëzor, do të vriste bashkëshortin e saj për arsyen e vetme që të martohej me dashnorin. Bashkëpunëtor në vrasje ishte dhe dashnori i saj, i cili kishte siguruar kokrrat e viagrave dhe të ilaçeve të gjumit.

Ajo që zbuloi gjithçka ishte vajza 16-vjecare e çiftit, e cila dyshimet e saj ia tregoi policisë. Vajza e kishte kuptuar se babai i saj nuk kishte vdekur për shkaqe natyrale. Pas autopsisë së bërë u zbuluar se ai ishte helmuar.

Analizat e bëra zbuluan se për tre ditë rresht viktimës i ishin dhënë të pinte 12 kokrra blu dhe ilaçe për gjumin, gjë që kishte çuar në vdekjen e tij. Gruaja u arrestuar nga forcat e policisë dhe së bashke me të edhe i dashuri si bashkëpunëtor në krim.