128 emigrantë të bllokuar në Mesdheun Qëndror, përmbyset një prej varkave, mes të zhdukurve edhe fëmijë

128-persona.jpg

Qindra emigrantë të ndodhur në dy varka në Mesdheun Qëndror, rrezikojnë të mbyten. Konkretisht në 2 varka ndodhen 128 persona.Sipas La Republica, në varkën e parë, e cila është mbytur kryesisht, ka gjashtëdhjetë njerëz, ndërsa në të dytën ka gjashtëdhjetë e tetë pasagjerë. Mes tyre, sipas linjës së urgjencës “Alarm Phone”, ka shumë fëmijë që nisën udhëtimin drejt Europës, me prindërit e tyre, në brigjet e Libisë.“Kanë probleme me motorin dhe po përballen me erëra të forta dhe det të trazuar. Duhet ndërhyrje urgjente”, thoshte njoftimi i Alarm Phone.Por pak orë pas kërkesave për ndihmë, Alarm Phone shkruan në një postim të përditësuar në Twitter: “Kemi humbur kontaktin me 60 personat në varkë.Sipas gazetës La Repubblica, në këtë zonë ka turbulenca detare dhe erëra të forta.Në njëzet e katër orët e fundit, Médecins Sans Frontières ka kryer katër operacione shpëtimi në Sicilinë jugore.Dje, më në fund, në portin e Pozzalo, gjithmonë në Siçili, zbarkuan katërqind e gjashtë emigrantë dhe refugjatë, kryesisht nga Afrika Sub-Sahariane, Siria dhe Libia.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303