28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

13 të vdekur nga shpërthimi i gazit të metanit në minierën e qymyrit

spot_img

Të paktën 13 minatorë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një shpërthim metani në një minierë qymyri në Çeki mbrëmjen e vonë të së enjtes.

Shumica e viktimave besohet se janë polakë të siguruar nga një agjenci, tha kompania shtetërore e minierave OKD.

Shpërthimi i të enjtes ndodhi 800 metra nën tokë në minierën e Qymyrit, pranë qytetit të Karvinës, në lindje të kryeqytetit çek, Pragë.

Drejtori menaxhues Boleslav Kowalczyk tha se kërkimet  kanë qenë të pamundura për shkak të zjarrit.

“Për fat të keq, arritëm në një pikë ku ishte e pamundur të  vepronim, sepse zjarri ishte i madh dhe  kishte zero dukshmëri,” tha ai, transmeton KosovaPress.

Kryeministri çek Andrej Babis do të vizitojë minierën së bashku me homologun e tij polak, Mateusz Morawiecki./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat