“13 tetori nuk realizohet, nuk ka zgjedhje”

basha-kryemadhi-meta-780x405-compressor-590x354.jpg

Kreu i PAA, Agron Duka është shprehur se nuk do të ketë zgjedhje më 13 Tetor, pavarësisht se partia e tij dërgoi një kërkesë për regjistrim në KQZ.

“Nuk mbahen zgjedhjet në 13 tetor, sepse në fakt u mbyllën të gjitha afatet. KQZ nuk u mblodh, pra 13 tetori nuk realizohet, dekreti i Presidentit u hodh poshtë. Faktikisht ka një dualizëm pushtetesh në realitetin shqiptar. Është ai i mazhorancës që sipas nesh ka kapur të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër dekreti i Presidenti që njihet nga opozita. Pra nuk ka tre pole, por dy, mazhoranca dhe opozita që janë të qëndrueshëm dhe nuk lëshojnë asnjë hap nga qëndrimet e veta”, tha kreu i PAA.

Më tej, ai tha se nuk ka asnjë përçarje, përkundrazi opozita është në union e gjitha dhe njeh dekretin e presidentit.

“Edhe PD ka dalë me një deklaratë ku i drejtohet KQZ që të ndërmarrë veprimet e duhura që të njohë dekretin e Presidentit dhe të bëjë detyrën e saj. Kështu që në këtë kontekst e gjithë opozita është në një mendje, nuk ka asnjë përçarje. E gjithë pikëpyetje është pse tre parti shkojnë të regjistrohen, ndërsa PD dhe të tjerat jo. Kjo nuk do të thotë asgjë, sepse në një farë mënyrë ishim të paragjykuar duke parë lëvizjet e mazhorancës. Pra në një farë mënyrë ne e kishim paragjykim që nuk do shohim dritë jeshile në fund të tunelit dhe nuk do ketë zgjedhje”, theksoi Duka.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303