fbpx

“13 vite pavarësi”. Monika Kryemadhi uron Kosovën: Kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor

KRYEMADHI-8-770x419.png

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar me një mesazh në rrjetin social Facebook 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kryemadhi nuk ka lënë pa përmendur dhe zgjedhjet e mbajtura në Kosovë disa ditë më parë, ku theksoi se ishin një shembull për të gjithë.

 “Sot, Kosova feston Ditën e Pavarësisë. 17 shkurti i 13 viteve më parë, kurorëzoi aspiratat shekullore të saj për liri e pavarësi, drejtësi e dinjitet njerëzor, për të cilat bënë sakrificat më sublime mijëra djem e vajza të saj.

Në 13 vitet e pavarësisë, përparimi i Kosovës është mbresëlënës në drejtim të forcimit të shtetit të së drejtës, dhe në afirmimin si një partner serioz në rajon që i kontribuon paqes, sigurisë dhe integrimit të tij në BE. Me zgjedhjet e zhvilluara pak ditë më parë, Kosova dha një shembull tjetër të respektit ndaj shtetit dhe vullnetit të qytetarëve të saj. Unë besoj dhe uroj që përballimi i pandemisë, zhvillimi i mëtejshëm ekonomik e social, përparimi me agjendën e integrimit në BE, si dhe marrëveshja e normalizimit me Serbinë që ka në thelb njohjen reciproke, janë sfida që Kosova do t’i përballojë në mënyrë të suksesshme.

Gëzuar 17 shkurtin, gëzuar ditën e pavarësisë së Kosovës”, shkruan kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303