14 pyetjet e Metës/ Reagon Rama: Nuk jua fsheh dot që…

10-1.jpg

Menjëherë pas bërjes publike të kërkesës së Presidentit Ilir Meta, drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me 14 pyetje, ka reaguar edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai ka publikuar kthim përgjigjen ndaj Presidenti ku shprehet i keqardhur se pse Meta nuk i kishte shtruar këto pyetje që herën e parë kur ai propozoi Lleshin, dhe se krisja mes tyre nuk do të kishte ndodhur.

“Ekspertët tanë mbrojnë gjithashtu bindjen se edhe nëse ky do të ishte rasti, pra edhe nëse gjeneral Sandër Lleshaj do të ishte ushtarak në detyrë, çdekretimi i tij si i tillë nga Presidenti i Republikës, do të duhej bërë pas miratimit nga Kuvendi të dekretit tuaj për të si ministër.

Por, siç na mëson eksperienca jonë, e juaja dhe imja e kam fjalën, që fatmirësisht nuk jemi juristë, kurdoherë e kudo që ka një rast të tillë, ka gjithnjë juristë me opinione të ndryshme.

Kështu që, është e tëra e juaja zgjedhja e opinionit tonë të shprehur në përgjigjen e ministër apo e një opinioni të ndryshëm nga i yni dhe, në rast se ky i fundit do të jetë rasti, ju mund ta ç’dekretoni Sandër Lleshajn si gjeneral aktiv (bazuar në kërkesën e tij drejtuar jush) e pastaj ta dekretoni atë ministër të Brendshëm”, thuhet ndër të tjera në shkresën e Kryeministrit.

Reagimi i plotë i Kryeministrit:

Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë.

scroll to top