15 punëtorë nga Fushë-Kruja bllokohen në një hotel në Himarë, ja arsyeja

himare.png

Rreth 15 punëtorë nga qyteti i Fushë Krujës janë bllokuar në një hotel në Himarë si pasojë e masave të marra nga qeveria për koronavirusin. Ata bëjnë me dije se edhe pse kanë një muaj, asnjë nuk i jep zgjidhje.

Punëtori Agron Beci tha:

Kemi një muaj këtu. Meqë u mbyllën rrugët dhe të gjitha jemi pa punë. Kemi vajtur 4-5 herë në polici dhe na thonë jo deri në Vlorë mund tu çojmë dhe aty të paraqiteni në komisariat nëse ju japin leje. Këto ditë kemi qëndruar në hotel, paguajmë hotelin këtu nuk kemi shtëpi tonën. Hoteli është i hapur, është hotel punëtorësh. Gjithçka me të ardhurat e mia. Këtu në hotel janë 15 punëtorë. Policia e Himarës nuk po na jep zgjidhje. Makinën e paguajmë vetë vetëm të transferohemi. Nuk ka punë, nuk kemi si të paguajmë hotelin. Duam të ikim sa më shpejt, çdo ditë bëhet më keq. Shoku im ka aplikuar për të siguruar akreditimin dhe nuk ka marrë përgjigje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303