15 të infektuar në Call-Center, ISHSH nis kontrollet

call.jpg

Pak më parë Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 15 raste me COVID-19 në një Call-Center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Ndërkohë, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka zhvilluar një kontroll në Call-Centerin në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se në godinën ku ndodhet ky biznes ka edhe call-center të tjerë, në të cilat po zhvillohet gjithashtu kontrolle. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ISHSH do të mbyllë Call-Center-in, ku rezultuan 15 të infektuarit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303