fbpx

15 vite që Kombëtares i rreh zemra më fort/ Tifozët Kuq e Zi festojnë 15-vjetorin e themelimit

dc849470-8ff3-4bcc-8718-826a330fa2e2.jpg

Kur zyrtarisht kemi hyrë në ditët e fundit të këtij viti dhe në çdo kamp apo skuadër, organizohet një festë simbolike për të bërë urimet me njërit tjetrin, edhe disa djem të thjeshtë që ndoshta askush nuk i njeh me emër të personalizuar, e kanë një të tillë.

Janë pikërisht ata që shumica prej nesh krenohen duke i parë aty të brohorasin në diell, shi, apo dhe breshër, pikërisht “TKZ”.

Grupimi i Kombëtares, po organizojnë mbrëmjen e sotme festën e tyre, pasi ky grupim dhe ky emër, mbush ditën e sotme plot 15 vjeç.

TKZ, vendosën që këtë 15 vjetor të tyre, ta festojnë në zemër të Shqipërisë, pikërisht në Tiranë, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Kujtojmë që ky eveniment mbahet çdo vit nga TKZ, në qytete të ndryshme të trojeve shqiptare. U bënë plot 15 vjet që nga koha kur u hap banderola për herë të parë në sfidën e Kombëtares.

Ata nuk reshtën asnjëherë pa përkrahur Shqipërinë, pavarësisht vështirësive që kanë hasur apo edhe largësisë kur ka luajtur Kombëtarja. (real-news.tv)

dc849470-8ff3-4bcc-8718-826a330fa2e2 26f335a8-4f44-4d8a-90a1-08b0fc5b22e5 43e0bc60-3d4b-48dc-bf5e-f6d237b9108f cd9b0dc3-8b97-4e15-afef-d583a220280a d501126f-d91c-4706-a6a1-b52ade09f7a1
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *