fbpx

15-vjeçarja denoncoi ngacmimin seksual, e pësojnë edhe dy policë

Shërbimi i çështjeve të brendshme dhe ankesave i referoi prokurorisë hetimin paraprak ndaj veprimet të dy oficerëve të policisë të dyshuar se kanë reaguar me vonesë për të ndaluar një të dyshuar për krime seksuale.

Rasti u kallëzua nga një burrë dhe vajza e tij 15 vjeçare qe pretendojnë se specialistët e hetimit pas kallëzimit për ngacmimin e adoleshentes , nuk e kishin referuar për dhunë seksuale por për kanosje.

Por ndërsa ky version rrëzohet pasi dosja qe TCH disponon tregon qe shtetasi O. N., u referua për hetim për akuzën e dhunës seksuale, rrethana qe rëndon oficerët është pikëpyetja se përse menjëherë pas ngjarjes i riu u lejua të largohej ne shtëpi, për tu arrestuar tre ditë me vonë. Oficerët e dyshuar deklarojnë se pasi kishin administruar kallëzimin nga vajza dhe i ati, ata morën mendimin e prokurorit se si duhet të vepronin qe i kishte udhëzuar ne telefon ta pyesnin jo si person nën hetim por si person qe ka dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe për këtë shkak pasi morën deklaratën e tij e lanë të lirë për ta arrestuar pas ankesave të te dëmtuarve.

Siç thuhet ne dosjen qe Top Channel disponon 15 vjeçarja kishte dalë gjatë karantinës për vrap ne Dajt. Asaj ju ndërpre rruga nga një motorist qe e ftoi ta shoqëronte, por kur vajza refuzoi ai e ndoqi ne këmbë për gati 30 metra, iu afrua dhe kur ajo tentoi të bërtasë i mbylli gojën dhe e preku ne vendet intime.

Siç kuptohet nga rrëfimi i vajzës ajo mundi të shkëputet prej tij dhe i doli para një makine policie qe po patrullonte ne zonë duke kërkuar ndihme. Por ndërkaq oficerët qe e shoqëruan ne komisariat përshkruan se si një vajzë e panjohur u kërkoi ndihmë, ata qe kryen veprimet e mëpasshme dyshohet se nuk kanë pasur të njëjtën shpejtësi gjatë ushtrimit të detyrës.

Një burim i sigurt tregoi se oficerët me inicialet me O.F. dhe A. N., dyshohen të kenë vepruar ne këtë mënyrë pasi mund të kenë pasur si synim të lehtësojnë gjendjen e të dyshuarit i moshës 22 vjeç. Dyshimet qe bien mbi ta janë ato të shpërdorimit të detyrës, thotë SHCBA.