150 euro për të kaluar kufirin, arrestohet 37-vjeçari në Kakavijë

Një 37 vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare pasi ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin me Greqinë pa iu nënshtruar kontrolleve doganore.

I arrestuari është identifikuar me inicialet P. M. banues në Kakavijë të  Gjirokastrës. 37-vjeçari u merrte 150 euro çdoi personi që ndihmonte për të kaluar kufirin.

Policia njofton se; “Autori  prej disa ditësh mbahej nën vëzhgim nga shërbimet e Policisë Kufitare, pasi disponohej informacion se përveç punës që kryente në transportin e bagazheve, zhvillonte edhe aktivitet kriminal në drejtim të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit duke ndihmuar të kalojnë ilegalisht shtetas të ndryshëm shqiptarë si në hyrje edhe ne dalje në doganën greke të Kakavijës”

Arrestimi i dhe dokumentimi i aktivitetit të 37-vjeçarit është bërë në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet greke. Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.