16 shtete padisin Trump për shpërdorim detyre

Një koalicion i 16 shteteve amerikane të udhëhequr nga Kalifornia ka paditur administratën e Presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të deklaruar një emergjencë për të mbledhur fonde për të ndërtuar murin në kufi me Meksikën.

Padia u paraqit në gjykatë për Qarkun e Veriut të Kalifornisë.

Kjo vjen disa ditë pasi Trump mori kompetencat për të anashkaluar Kongresin dhe shpalli gjendjen e emergjencës për të siguruar fonde për projektin – një premtim kryesor i fushatës.

Demokratët janë zotuar se do ta kundërshtojnë atë “duke përdorur çdo mjet ligjor në dispozicion”.

“Ne jemi duke e paditur Presidentin Trump për ta ndaluar atë nga financimi i njëanshëm i fondeve të tatimpaguesve të nxjerra ligjërisht nga Kongresi për njerëzit e shteteve tona”, tha Prokurori i Kalifornisë.

Shtetet që kanë paditur Trump shprehen se duan të bllokojnë ‘shpërdorimin e detyrës’ nga presidenti./real-news.tv/