fbpx

16-vjeçarja nga Berati me COVID-19, detajet e para

urgjenca_infektivi-780x405-3.jpg

Një 16-vjeçare nga fshati Kostren, mësohet se është infektuar nga COVID-19.

Bëhet me dije se shenjat e para i janë shfaqur 3 ditë më pare, si temperaturë, lodhje trupore dhe këputje.

Sipas burimeve, mësohet se mjekët janë nisur drejt banesës së vajzës, ku  do të merren tamponët e familjarëve si dhe do të gjurmohen personat që kanë pasur kontakt me të.

Bashkë me mjekët infeksionistë, në fshatin Kostren kanë shkuar edhe punonjësit e Drejtorisë të Shërbimit në Bashkinë e Beratit, të cilët po kryejnë dezinfektimin e banesës së 16-vjeçares dhe fshatit Kostren.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303