fbpx

16-vjeçarja pejane dhe i ati, shqiptarët e parë që ngjiten në majën Vinson në Antarktikë

27657411_10213881082114074_6032520276461437824_n-e1518198095423-780x439.jpg

17-vjeçarja kosovare, Mrika Nikqi dhe babai i saj, Arianit Nikqi janë shqiptarët e parë në botë, që pushtuan majën më të lartë të kontinentit të shtatë, Antarktikut.

Më 16 dhjetor ora 21:30, ata ngjiten majën Vinson, 4892 metra e lartë, në motin e acartë dhe në të ftohtin ekstrem.

Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit duke u ndeshur me motin ekstrem dhe me vështirësi arritën në një kamp-bazë me 17 dhjetor.

Është dita e 8 që ata po qëndrojnë të bllokuar nga moti i ashpër dhe me i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë Celcius.

Nga kontaktet me ta, vjen e njëjta përgjigje; borë, stuhi , mjegull e ngrica dhe ata qëndrojnë të bllokuar bashke me ekipin me alpinistet e tjerë në pritje të përmirësimit të motit për të zbritur me poshtë.

Advertisement

Shoqata e Alpinistëve dhe të afërmit kanë kontaktuar me bazën e ekspeditave në Antarktidë, nga ku janë njoftuar se ka pasur disa tentative me helikopter për t’i marrë, por ka qene e pamundur për të shkuar deri ne kampin baze .

Në çdo orë që kalon, rezervat e ushqimit pakësohen dhe bashkë me mungesën e ngrohjes sjell më shumë vështirësi për ekipin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *