18-vjeçari përndiqte dhe dhunonte të miturën, i ati i vajzës e merr peng, ja ç’ndodhi më pas

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një 18 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përndjekur një të mitur. Bëhet me dije se ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht një vajzë.

Pas kësaj, babai i të miturës bashkë me dy të tjerë morën peng 18-vjeçarin dhe e rrahën por policia ka prangosur edhe të atin e vajzës teksa ka shpallur në kërkim dy personat e tjerë që bashkëpunuan me të.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. K., 49 vjeç  dhe L. H.,18 vjeç, banues në Elbasan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

G. Sh., 46 vjeç dhe O. K., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i shtetasit L. H., u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj një shtetaseje të mitur 14-vjeçare.

Ndërsa arrestimi i shtetasit A. K., (i ati i vajzës) dhe shpallja në kërkim e dy të tjerëve, u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, ditën e djeshme dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 18-vjeçarit L. H., si edhe i kanë hequr lirinë këtij të fundit, duke e mbajtur në një automjet për disa orë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303