18 vjeçarja saudite nuk pranon të kthehet te familja në Tajlandë: Do të më vrasin

105091613_rahafleaving.jpg

Një 18 vjeçare saudite, e cila ka ikur nga familja nga frika për jetën e saj ishe mbyllur në dhomën e hotelit në aeroportin e Bangkok-ut. Zyrtarët tajlandezë të emigracionit shprehen se duan ta kthejnë Rahaf Mohammed al-Qunun pranë familjës së saj, por ajo nuk pranon.

Vajza, mendon se nëse kthehet në vendin e saj të lindjes, familja e saj do ta  vrasë

“Vëllezërit dhe familja ime dhe ambasada e Arabisë Saudite do të më presin në Kuvajt. Ata do të më vrasin, jeta ime është në rrezik. Familja ime kërcënon të më vrasë për gjërat më të parëndësishme”, është shprehur vajza.

Në lidhje me rastin kanë reaguar edhe grupe të të drejtave të njeriut përfshirë Human Rights Watch kanë shprehur shqetësime të mëdha për mirëqenien e Mohammed al-Qunun.

“Ajo është mbyllur në dhomë dhe thotë se nuk do të largohet” derisa ajo të lejohet të takohet me agjensinë e refugjatëve të Kombeve të Bashkuara dhe të kërkojë azil{-u shpreh më herët zëvendësdrejtori i Human Rights Watch, Phil Robertson në Twitter.

Më në fund, 18 vjeçarja saudite që u largua nga familja e saj në fundjavë, ka lënë aeroportin e Bangkok-ut “nën kujdesin” e agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, thotë kreu i policisë së emigracionit të Tajlandës./real-news.tv/

scroll to top