fbpx

19-vjeçari përfundon në spital, plagoset nga një 21-vjeçar dhe…/ Dalin detajet e para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1-6tqmcaz6vyxfb2m18bgy1pba624fosnkts0ucs9way0-1-6y2hanzarlbbfnn5x7qct2o318ilgzpmadh9v8zzujs-5.jpg

Një 19-vjeçar është plagosur me mjet prerës së fundmi nga një 21-vjeçar.  Ky i fundit është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës shpallën në kërkim shtetasin F. C., 21 vjeç, banues në Kukës dhe po punohet për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë mbrëmjes së djeshme, në qytetin e Kukësit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Kukës, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303