fbpx

2 deputetë duan të fusin kthetrat në Kushtetuese, Gjata zbulon emrat: Duan të pengojnë…

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka deklaruar pak më parë se Adnor Shameti dhe Ulsi Manja duan të fusin kthetrat e tyre në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, duke penguar Reformën në Drejtësi.

Postimi i plotë:

Edi Rama bëri që pas 3 viteve, mbi 60 përqind e shqiptarëve nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi, duke qenë të bindur se ajo është e kontrolluar politikisht dhe i shërben pushtetit. Ndryshimet për ligjet e reformës, të paralajmëruar nga deputetët e Edi Ramës, vetëm do ta thellojnë këtë.

Adnor Shameti apo Ulsi Manja, që e ka mbështetur idenë e tij për ndryshimin e ligjeve të reformës në komisionin e ligjeve, e kanë thënë qartë. Janë ata që duan të shtrijnë edhe më shumë kthetrat për të gllabëruar çfarë ka mbetur nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, duke penguar zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Të gjithë e kanë kuptuar këtë, prandaj Edi Rama duhet të ndalë shkatërrimin e mëtejshëm të Reformës në Drejtësi dhe të lerë shashkat me propozime për ndërhyrje, meqënëse reforma paska edhe probleme.