2 Marsi, Lefter Maliqi mbështet Metën, por zbulon kushtin e vetëm që ka

Deputeti Lefter Maliqi, ka deklaruar se mbështet tubimin antiqeveritar të 2 marsit, të organizuar nga Presidenti Meta.

Përmes një deklarate për mediat, ai është shprehur se ka vetëm një kusht për këtë datë, që mos të jetë si ato protesta me drita ndezur.

Sipas Maliqit, ka ardhur koha për ta rrëzuar diktatorin (referuar kryeministrit Edi Rama) dhe për zgjedhje të reja.

‘SPAK nuk po funksionon. Krimi dhe korrupsioni dihet, e patë në Elbasan çfarë bëri një qytetar dje. Kemi parë vrasjen makabër që nuk po i gjendet as kockat në qendër të Rrëshenit, vrajse në Shkodër. Kemi parë një parlament që po bën shoë dhe që është i kapur. Ky parlament dhe të gjitha të tjerat që bën është vetëm për të shantazhuar.

Unë do ta mbështes thirrje e zotit Ilir Meta, po me një kusht që 2 marsi mos të jetë si ato protesta me drita ndezur. Ai ka qenë student i dhjetorit dhe ka qenë për rrëzimin e bustit. Të gjithë e dimë që opozita e bashkuar është për zgjedhje. Për këtë datë i bëj thirrje policisë së shtetit që ndodhet nën një vetting në presion. Në krye është një zonjë që e ka burrin oficerë të thjeshtë dhe ka frikë. Edhe një herë dua të them që ky kryeministër gjithçka e bën për shou me atë bionden që del aty e flet. Prandaj edhe një bëj thirrje për 2 marsin, pasi ka ardhur momenti për ta rrëzuar këtë diktator edhe për zgjedhje të lira’, tha Maliqi.