fbpx

2 mjekë infektohen me COVID, njëri prej tyre shkoi me pushime, iu shfaqën shenjat, dyshohet se…

Vijojnë të rriten rastet e bluzave të bardha të prekura nga COVID-19. Mësohet se 2 mjekë në Fier kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit.

Mjeku anestezist i spitalit të Fierit ka rezultuar pozitiv pas marrjes së tamponit, pasi ka paraqitur simptoma të sëmundjes. Mësohet se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës ku edhe ka pushuar, dhe ku mendohet se mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri me tani nuk është marrë asnjë masë për pezullimin e punës në spital. Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.